KRONIKË
Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën 15-vjeçari në Dimal
DIMAL- Një 15 vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me energjinë elektrike. Ai punonte si ndihmës në Lavazh dhe për pasojë, kontakti me rrymën i ka kushtuar jetën.
Autoritetet arrestuan në flagrancë pronarin e Lavazhit për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.