POLITIKËSTAR CHANNEL

Bie pretendimi i PD, fletët e votimit në Peqin pa vula! SKEDA si funksionon ‘treni bullgar’

Një nga akuzat e përsëritura më shpesh nga Partia Demokratike ka qenë, vënia në zbatim nga shumica, e fenomenit të ashtuquajtur “treni bullgar”.

Reklama në FieriWeb

“Treni bullgar” nënkupton një teknikë klasike të mashtrimit zgjedhor. Mjafton që vetëm një fletë votimi origjinale dhe me vulën e KQZ, e paplotësuar, të dalë në mënyrë të paligjshme, jashtë qendrës së votimit. Sapo ajo del jashtë qendrës, plotësohet nga subjektet e interesuara për një kandidat a parti të caktuar. Fleta i jepet një votuesi me të cilin është rënë dakord paraprakisht për këtë skemë të paligjshme. Ai hedh në kuti fletën e paraplotësuar, ndërsa fletën që i jep komisioni zgjedhor, e fsheh dhe nxjerr sërish jashtë qendrës së votimit duke e dorëzuar te organizatori. Këtu rifillon cikli.  Organizatori plotëson fletën e re të marrë dhe ia jep votuesit tjetër, e kështu me radhë duke krijuar në këtë mënyrë “trenin”. Kjo shprehje vjen nga praktika të shënuara në disa vende të Europës Lindore, përfshirë Bullgarinë në periudha të caktuara historike, prandaj ka mbetur me emrin “treni bullgar”.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Sali Berisha me të tijët nisi ta artikulojë këtë fenomen gjatë procesit të numërimit të votave, kur konstatoi disa fletë votimi të palosura në formë të ngjashme. Kjo sipas tyre, tregonte se fletët mund të ishin plotësuar jashtë dhe të ishin palosur nga e njëjta dorë, organizatori i trenit bullgar

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Kreu i PD-së Berisha tentoi dy ditë më parë, të enjten, të tregojë me figurë trenin bullgar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Për këtë e ndihmoi deputeti i zgjedhur në Elbasan, Bledi Himçi, i cili si agjent hyn në lokalin e kryeplakut të fshatit Pekisht në Peqin, e filmon dhe e denoncon në polici. Arsyeja: 10 fletë votimi të gjetura në një tavolinë

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Pas filmimeveHimçi doli krah kreut të PD-së, Sali Berisha për të denoncuar edhe publikisht në një konferencë tentativën e trenit bullgar. Por kur u pyet nga gazetarët a kishin apo jo fletët vula, deputeti pranoi edhe me zë atë që duhej qartë, se fletët ishin pa vula.

Mungesa e vulës, edhe nëse fletët e votimit janë të plotësuara, e do të përfundonin në ndonjë kuti votimi, i bën ato të pavlefshme, pasi lehtësisht kontestohen nga çdo numërues.

Që këto fletë nuk ishin provë e fenomenit të trenit bullgar, u duk i bindur edhe vetë kryedemokrati Berisha, i cili tha se nuk do të bëjë denoncim në SPAK.

Policia vetë, e cila shkoi menjëherë të nesërmen e denoncimit të PD, në lokalin ku ishin filmuar fletët, deklaroi më pas se ato dyshohet se ishin të falsifikuara. Por një deklaratë e tillë nuk është bindëse për PD-në, e cila këtë të shtunë, sërish përmes deputeti Bledi Himçi, shkoi më tej duke kërkuar ekspertizë ndërkombëtare

Faksimile me riprodhim të saktë të fletëve të votimit, por pa vulat përkatëse të komisionit zgjedhor, që PD pretendon se janë përdorur për “trenin bullgar”, KQZ ka shpërndarë me dhjetëra. Kjo, si për të trajnuar komisionerët për dallimin mes votës së vlefshme e të pavlefshme, por KQZ ka shpërndarë edhe kite në PDF të fletës së votimit, si ky format që ka pasur vazhdimisht në duar gazetarja e Report Tv Esiona Konomi, për t’i treguar qytetarëve format e rregullta të votimit. Edhe vetë subjektet politike të interesuara, i kanë pasur këto fletë për t’i treguar edhe mbështetësve të tyre si të fusnin në kuti një fletë të vlefshme votimi.  Por letra që KQZ printon për tu shpërndarë në qendrat e votimit, ka specifikime të veçanta, elementë sigurie që e bëjnë të dallueshme si në peshë, në ngjyrë, e veçanërisht edhe me vulë.

SKEMA E “TRENIT BULLGAR”

Fillimi i manipulimit
Dikush arrin të sigurojë (në mënyrë të paligjshme) një fletë votimi origjinale, të pa përdorur, nga një qendër votimi.

Plotësimi i fletës jashtë qendrës
Fleta e votimit plotësohet jashtë (për shembull me votë për një kandidat të caktuar).

Hyn votuesi i parë i blerë
Ky votues merr fletën e paraplotësuar dhe e fut në kuti, pa plotësuar fletën që i jep komisioni zgjedhor.

Votuesi e fsheh fletën e pastër
Në vend që ta plotësojë, ai e fsheh fletën e papërdorur që mori nga komisioni dhe e nxjerr jashtë, duke e dorëzuar te organizatori.

Rifillon cikli
Organizatori plotëson fletën e re të marrë dhe ia jep votuesit tjetër të blerë. Ky futet në qendër votimi, fut në kuti fletën e plotësuar dhe nxjerr një tjetër të pastër.

1748100769_blendihimci.png

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button