AKTUALITET

Bie zjarr në banesë, shpëtohet 19-vjeçarja që kishte mbetur e bllokuara në apartament


Një 19-vjeçare është shpëtuar nga forcat “Shqiponja” pasi banesa e saj në Tiranë u përfshi nga flakët.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

E reja u bllokua në apartamentin e saj në momentin e përfshirjes nga flakët.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas anjofetimit zyrtar ajo është jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”  ndihmojnë një shtetase që kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, pasi kishte rënë zjarr.

Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri.

19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.   Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button