“Bija ime, nuk ta zëvendësoj dot mamin por…”- Urimi prekës i Agron Llakajt për ditëlindjen e vajzës: Të dua sa qielli e sa bota
Vajza aktorit të humorit, Agron Llakaj feston ditëlindjen dhe nuk ka munguar as urimi prekës i të atit.
Me anë të një postimi në Instagram, Agron Llakaj shkruan se kjo është ditëlindja e parë që duhet të festojnë pa Kostandinën, gruan e tij të ndjerë, që humbi jetën pak kohë më parë.
Edhe pse thotë se nuk mund të zëvendësojë dot të emën për vajzën e tij, Agron Llakaj shprehet se do t’i falë të bijës dashuri sa të ketë frymë.
“Bija ime Alkida! Sot ti ke ditëlindjen dhe e kuptoj gjithçka ndjen, është e para ditëlindje pa njeriun e shtrenjtë, mamin dhe shoqen tënde të ngushtë, por jam dhe shume i sigurt që nga Atje lart ku është sikur më thotë-hapi shampanjën vajzës Agron!
Nuk të la vetëm…,Adea është rritur dhe e ke shoqen më të ngushtë tani e tutje.
Bija ime! Unë nuk ta zëvendësoj dot mamin por sa të kem frymë e zë, do jem pranë teje me gjithe forcën e dashurisë time.
Shekullofsh shpirt! Shëndeti dhe suksesi yt janë dhe urimi i mamit nga Atje lart.
Buzëqeshi jetës zemër!
Babi si gjithmonë të thote sikur kur ishe e vogël,-“të dua sa qielli e sa bota!”, shkruan aktori.