“Bizneset e turizmit po zhvillohen jashtë çdo lloj kontrolli”, eksperti i njohur ngre alarmin: Banesat me qira ditore konkurrencë e pandershme me hotelet
Zak Topuzi, kryetar i Shoqatës së Hotelierëve tha në një intervistë televizive se banesat me qira ditore janë në një konkurrencë të pandershme me hotelet.
Sipas tij problem me këto banesa është edhe çështja e mbrojtjes së konsumatorit, pasi biznesi që zhvillohet është jashtë çdo lloj kontrolli.
“Humbësit më të mëdhenj në këtë rast janë bashkitë dhe komunat, të cilët nuk arrijnë të mbledhin gati 50% të taksave lokale sepse nuk paguajnë këta si biznes i vogël. Në të njëjtën kohë nuk mbledh dhe taksën e vogël, e cila është taksa e fjetjes. Është një taksë që e paguan turisti pra, jo biznesi dhe në rastin konkret duke marrë një shifër gati 8.3 milionë turistë që kanë hyrë në Shqipëri deri në fund të muajit shtator, arka e shtetit nuk ka mbledhur më shumë se gjysmën e kësaj sasie,” – u shpreh Topuzi.