KRONIKËSTAR CHANNEL

BKH zbulon kantinë vere kontrabandë, dëm 400 mln lekë buxhetit të shtetit – në kërkim Eno Agasi

Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) kanë zbuluar një kantinë vere kontrabandë gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e shtetasit Eno Agasi. Pas konstatimit të paligjshmërisë, sipas procedurës ligjore, është njoftuar Drejtoria e Doganave, e cila kreu inventarizimin e mallit për disa orë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga verifikimet rezultoi se vera ishte kontrabandë dhe mospagimi i akcizës i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm të përllogaritur në rreth 400 milionë lekë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Prokuroria e Tiranës ka shpallur në kërkim Eno Agasin, i akuzuar për veprat penale:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
  • “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”,
  • “Kontrabandë e mallrave që paguajnë akcizë”,
  • “Magazinim i mallrave që paguajnë akcizë”.

Sipas hetimeve të drejtuara nga prokurori Bledar Valikaj, koleksioni i sekuestruar përfshinte shishe vere shumë të shtrenjta, disa prej të cilave datonin që nga viti 1922. Organi i akuzës ka dyshime se përmes kësaj veprimtarie mund të ekzistojnë edhe elementë të pastrimit të parave.

Reklama në FieriWeb

Për shkak se inventarizimi u krye gjatë natës dhe transporti i menjëhershëm i mallit ishte i pamundur, vera u la përkohësisht në ruajtje në vilë. Sipas Prokurorisë, gjatë natës Eno Agasi ka larguar të gjithë verën nga kantina dhe ka çmontuar serverin e kamerave të sigurisë.

Kur furgonët e Doganave janë paraqitur për të marrë mallin, kanë konstatuar se produktet nuk ndodheshin më në ambientet e kantinës.

Eno Agasi rezulton të jetë kushëriri i Ergys Agasit, i shpallur më herët në kërkim nga SPAK në kuadër të hetimeve për çështjen e AKSHI-t.

Hetimet vijojnë.

Related Articles

Back to top button