EKONOMISTAR CHANNEL

Blegtoria në tkurrje/ INSTAT: Në 2024 ishin 283 mijë gjedhë dhe 1.8 milionë të imta

Blegtoria do vazhdojë të pësojë rënie, për sa kohë Shqipëria e  ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Sipas INSTAT numri i gjedhë për vitin 2024 ka shkuar në 283 mijë, ndërsa numri i të imta 1.8 milion, këto shifra janë alarmante, nëse i krahasojmë ato me periudhën  kur Shqipëria eksportonte mish dhe bulmet drejt Europës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Agim Nela, prej më shumë se 60 vitesh ka shërbyer si veteriner në zona të ndryshme të vendit, ai thotë se vetëm tregtia e jashtë do t’i detyronte fermerët që të merreshin me mbarështimin e lopëve dhe deleve. Dhe si shembull ai i referohet të kaluarës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“90% e gjithë të ardhurave kombëtare vinin vetëm nga blegtoria. Ne ishim eksportuesit më të mëdhenj të prodhimeve blegtorale jashtë shtetit. Në atë periudhë  kishim afërsisht 6 milionë krerë bagëti. Nga këto 4.5 ishin të regjistruara dhe afërsisht 2 milion ishin të fshatarëve dhe nevojave të tyre. “

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Mungesa e prodhimi dhe zhvillimi i turizmit  bëri që për vitin 2024 importi  i kafshëve të gjalla të rritet me 35.5% në sasi. Rreth 32 mijë tonë kafshë të gjalla u importuan nga rajoni, ndërsa në vitin 2023, kjo shifër shkonte në 22 mijë ton. Subvencionimi i blegtorisë dhe hapja e eksportit do të rriste ekonominë dhe besimin e fermerëve që të merreshim më gjë të gjalla. Pas nga blegtoria nuk është e thënë të eksportosh vetëm mish, apo bulmet.

“Ne kemi eksportuar në ato kohë  lesh, mishi, kafshë të gjalla dhe bulmet. “

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Që Shqipëria të eksportojë këto  produkte më parë duhet të përmbushë kushtet e BE, që fillon me “Direktivën e  2002/99/EC e 16 Dhjetorit 2002”, ku përcaktohen rregullat e shëndetit të kafshëve që rregullojnë prodhimin, përpunimin, dhe shpërndarjen e produkteve me origjinë shtazore për konsum njerëzor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button