“Bleta Premium” hap dyert në Sarandë – Petro Kulas: Ky është një hap tjetër në rrugëtimin tonë të ëmbël

“Bleta Premium”, marka e njohur për cilësinë e lartë të produkteve të saj të freskëta dhe mikpritjen e ngrohtë, po vazhdon të konsolidojë pozicionin e saj si një prej destinacioneve më të preferuara gastronomike në jug të Shqipërisë.
Fillimisht e themeluar dhe e zhvilluar me sukses në Fier, kompania ka zgjeruar rrjetin e saj duke hapur degë në Roskovec dhe më pas në Ksamil – dy vende strategjike që kanë mirëpritur ngrohtësisht ofertën e “Bleta Premium”. Tani, me hapjen e pikës së re në Sarandë, ajo shkon edhe më afër klientëve në bregdetin jugor, duke ofruar një eksperiencë unike me shije të freskëta, produkte artizanale dhe ambient modern.
Themeluesi dhe drejtuesi i kompanisë, z. Petro Kulas, shprehu gëzimin dhe krenarinë për këtë zgjerim të rëndësishëm:
“Çdo hap që kemi bërë ka qenë i menduar me kujdes dhe me një qëllim të vetëm – të ofrojmë cilësinë më të mirë dhe mikpritjen më të ngrohtë për klientët tanë. Pas sukseseve në Fier, Roskovec dhe Ksamil, Saranda përfaqëson një hap tjetër në rrugëtimin tonë, një mundësi për të sjellë tek më shumë njerëz shijen dhe eksperiencën ‘Bleta Premium’. Jemi shumë falënderues për mbështetjen e vazhdueshme të ekipit tonë dhe të klientëve që na besojnë.”
Pika e re në Sarandë ofron një ambient tërheqës dhe të këndshëm, me pamje spektakolare nga gjiri i qytetit, ku vizitorët mund të shijojnë gamën e gjerë të produkteve të “Bleta Premium” – nga ëmbëlsirat artizanale, tortat dhe petullat, deri te pijet freskuese dhe shërbimet e restorantit.
Ky zgjerim tregon edhe njëherë ambicien dhe përkushtimin e “Bleta Premium” për të qëndruar afër klientëve të saj dhe për t’u bërë pjesë e jetës së përditshme në qytetet ku operon. Në vijim, kompania planifikon edhe investime të mëtejshme në cilësi, shërbim dhe ambiente, duke garantuar që çdo vizitë të jetë një eksperiencë e paharrueshme.




