POLITIKË
Bllokata greke/ “Athina ka kapur pikën e dobët”, Arian Çani bën paralajmërimin e fortë: Beleri i burgosur politik që përdoret si ‘kokë turku’, ja deri kur do mbahet në qeli
Gazetari Arian Çani komentoi qëndrimin e Greqisë ndaj integrimit të Shqipërisë si shkak i çështjes Beleri.
Sipas tij Fredi Beleri është i burgosur politik dhe po përdoret si kokë turku nga pushteti.
Beleri është koka e turkut që duhet mbajtur në burg dhe unë dyshoj se ai do mbahet në burg derisa të bëhen zgjedhjet e tjera në Himarë.
Beleri sot duan s’duan ata që e urrejnë, edhe në media ka njerëz me urrejtje patologjike, ai po të dali ka influencë, nuk është më njeriu i panjohur para majit, është bërë çështje ndërkombëtare. Në Himarë Beleri do fitonte përsëri.
Greqia nuk tërhiqet, Athina me mençuri kanë kapur një pikë të dobët; pse nuk e lini të betohet dhe ktheheni në burg. Kjo është në konventën evropiane të të drejtave të njeriut, tha Çani.