AKTUALITET

Bllokohet aksi rrugor në Llogara, mjeti i tonazhit të rëndë pëson defekt, krijohet trafik i rënduar

Bllokohet aksi rrugor në zonën e Llogarasë në afërsi të vendit të quajtur Çesma. Shkak është bërë një mjet i tonazhit të rëndë, i cili ka pësuar defekt, duke bllokuar një anë të rrugës nacionale.

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Prej më shumë se një ore, makinat qëndrojnë në radhë për të kaluar. Në zonë ka mbërritur edhe policia për të bërë të mundur hapjen dhe lëvizjen e mjeteve që janë të shumta.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Në aksin rrugor “Orikum-Dhërmi”, në Llogara, një automjet kamion dyshohet se ka rrëshqitur në kthesë dhe si pasojë e spostimit të tij është bllokuar rruga. Shërbimet e Policisë Rrugore ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zhbllokimin e rrugës.”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të automjeteve, deri në hapjen e rrugës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”
Bllokohet aksi rrugor në Llogara, mjeti i tonazhit të rëndë

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Related Articles

Back to top button