KRONIKË

Bllokohet nga policia aktiviteti i gurores në Borizanë i fisit Raja, dëmtoi 9 banesa


Policia njofton se është bllokuar aktiviteti i gurores “Delia Group”, kjo për shkak se ka dëmtuar 9 banesa në Borizanë të Krujës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Gurorja u bllokua deri në përgatitjen e dokumenteve dhe vlerësimit të saj. Bllokimi i gurores vjen pak ditë pasi anëtarë të fisit Rraja, dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Jashar dhe Bilbil Maja. Këta të fundit ishin ankuar se shpërthimet në gurore po u shkatërronin shtëpitë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftimi i policise:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Borizanë, Krujë/Bllokohet aktiviteti në subjektin gurore “Delia Group”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Bllokimi pas inspektimit të bërë nga Policia e Shtetit në bashkëpunim me AKBN dhe AKSEM.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, të mbështetura nga strukturat e Drejtorisë së Përgithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Autoritetin Kombëtar për Sigurinë dhe Emergjencat në Miniera, ushtruan kontroll ne subjektin gurore “Delia Group”, me administrator shtetasin V. D., me vendndodhje rreth 300 metra mbi fshatin Borizanë, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pas këqyrjes së sipërfaqjes ku kryhet aktiviteti i gurores, si dhe të dokumentacionit të saj, u vendos bllokimi i subjektit deri në përgatitjen e dokumentacionit dhe vlerësimit të tij, nga ana e AKBN dhe AKSEM.

Përveç kontrollit në këtë gurore u bë këqyrja e 9 (nëntë) banesave, të cilat dyshohet se janë dëmtuar nga aktiviteti i kësaj guroreje.

Gjatë këqyrjes morën pjesë edhe specialistë të Agjencisë Kombetare të Burimeve Natyrore, të cilët bënë matjet për të përcaktuar distancën midis guroreve dhe banesave objekt këqyrje.

Aktet procedurale të përpiluara do të referohen në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, si pjesë e materialeve të referuara më parë, për ngjarjen e datës 02.05.2023.

Related Articles

Back to top button