AKTUALITETFUTBOLLKOMBËTARJASPORT

Bojkot edhe në futboll, Kombëtarja shqiptare nuk do të luajnë me kombëtaren ruse 


Ndeshja mes kombëtares shqiptare të futbollit dhe asaj ruse e parashikuar më herët për Ligën e Kombeve nuk do të luhet.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Një gjë e tillë është bërë me dije sot nga Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në një dalje për media ku lajmëroi sanksionet ndaj Rusisë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Xhaçka: Shqipëria nuk do të marrë më pjesë në asnjë përballje sportive me Federatën Ruse deri në dhënien fund të pushtimit të Ukrainës. Së fundi, jemi duke punuar për ofrimin brenda mundësive tona të ndihmave në materiale ushtarake dhe spitalore, etj, për Ukrainën. Në ditët në vijim, do të kemi më shumë informacion për të ndarë me ju lidhur me zbatimin e këtyre masave.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ndërkohë që dua të theksoj që Shqipëria do të vazhdojë të bashkohet me çdo nismë e masë të aleatëve e partnerëve tanë. Ky është një detyrim që çdo vend demokratik ka sot jo vetëm ndaj Ukrainës, por edhe ndaj shoqërive e popujve tanë dhe të ardhmes së fëmijëve tanë.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button