AKTUALITETSTAR CHANNEL

Bora mbulon zonat malore në verilindje/ Ndërpritet energjia në disa fshatra, qarkullimi në rrugët nacionale pa probleme

Reshjet e dëborës dhe temperaturat e ulëta kanë përfshirë verilindjen e vendit. Gjatë orëve të fundit ka patur reshje dëbore në disa zona malore, ku tarshësia varion nga 30 deri në 50 cm.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Raportohet se në këto zona, për shkak të reshjeve të vazhdueshme të dëborës janë krijuar probleme në disa akse nacionale dhe rurale. Megjithatë, borapastrueset kanë punuar për pastrimin e rrugëve dhe sipas komisionit të Emergjencave Civile, aktualisht të gjitha rrugët nacionale janë të qarkullueshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Komisioni i Emergjencave Civile bën me dije se ka probleme në disa rrugë rurale që lidhin qendra të njësive administrative me fshatrat e zonave të thella malore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sakaq, për shkak të kushteve të motit, në disa fshatra të Kukësit, Hasit dhe Tropojës ka ndërpreje të energjisë elektrike. Ndërkohe, punonjësit e OSHE ndodhen në terren për riparimin e defekteve.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button