Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve – ja tarifat e reja të naftës dhe benzinës

Bordi i Transparencës ka vendosur në mbledhjen e tij të datës 28 maj 2026 çmimet e reja tavan për shitjen me pakicë dhe shumicë të karburanteve në vend. Vendimi hyn në fuqi sot në orën 14:00 dhe do të jetë i vlefshëm deri në mbledhjen e radhës.
Sipas vendimit të ri:
- Gazoil (SSH EN 590)
- Shitja me pakicë: maksimumi 187 lekë/litër
- Shitja me shumicë: maksimumi 175 lekë/litër
- Benzinë (SSH EN)
- Shitja me pakicë: maksimumi 174 lekë/litër
- Shitja me shumicë: maksimumi 162 lekë/litër
Bordi ka theksuar se të gjithë operatorët e tregut janë të detyruar të respektojnë këto çmime, ndërsa çdo shkelje do të shoqërohet me masa administrative, përfshirë pezullim të aktivitetit.
Në njoftim bëhet me dije gjithashtu se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbeten të angazhuara për të garantuar mbrojtjen e konsumatorëve dhe ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg.
Sipas sqarimit zyrtar, çmimet e reja janë nën kufijtë e përcaktuar në Aktin Normativ nr. 1, datë 3.4.2026, ndaj nuk aktivizohet ulja e akcizës dhe vijon aplikimi i nivelit të plotë (100%).




