AKTUALITET

Borsh: Njësia Policore Detare shpëton turistin ukrainas që rrezikonte në det

Njësia Policore Detare në Borsh ka ndërhyrë me sukses për të shpëtuar një turist ukrainas, i cili rrezikonte pasi kishte shkuar shumë larg nga bregu duke notuar. Ngjarja ndodhi në zonën e quajtur “Gjiri i Borshit”, ku, pas njoftimit në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, njësia u mobilizua menjëherë me mjetin lundrues Jetski.

Në bashkëpunim me një gomone peshkimi që ndodhej pranë, policia arriti të nxjerrë turistin në breg në gjendje të mirë shëndetësore. Turisti ukrainas falënderoi policinë për reagimin e shpejtë dhe profesionalizmin e treguar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare apelon qytetarët dhe turistët që, në raste nevoje, të kontaktojnë numrin pa pagesë 112.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button