BOTASTAR CHANNEL

Bota e modës në zi – Ndërron jetë Giorgio Armani

Stilisti i madh italian, Giorgio Armani, është ndarë nga jeta në moshën 91-vjeçare, pas një infeksioni në mushkëri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

I njohur si një nga emrat më të fuqishëm të modës botërore, Armani themeloi në vitin 1975 kompaninë e tij me të njëjtin emër, e cila më pas u zgjerua në muzikë, sport dhe hotele luksoze. Deri në vitin 2001, ai u vlerësua si stilisti më i suksesshëm italian, duke fituar famë edhe si pionieri i modës së tapetit të kuq.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Armani lindi në qytetin verior të Piacenzës, nga Ugo Armani, kontabilist në një kompani transporti, dhe Maria Raimondi. Ai u rrit me vëllain e tij të madh, Sergio, dhe motrën më të vogël, Rosanna.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Fillimisht, nuk e kishte menduar modën si profesion. Gjatë studimeve në Liceo Scientifico Leonardo da Vinci në Milano, ai ëndërronte të bëhej mjek, i frymëzuar edhe nga romani “Kështjella” i AJ Cronin. Ai u regjistrua në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit të Milanos, por pas tre vitesh studimi, në vitin 1953, vendosi të braktiste mjekësinë dhe iu bashkua ushtrisë.

Reklama në FieriWeb

Nga aty nisi rrugëtimi i tij drejt modës, që e bëri një ikonë të përjetshme të stilit italian.

Related Articles

Back to top button