AKTUALITETKRONIKË

Braktisi fëmijët, vihet nën hetim nëna 31-vjeçare në Gjirokastër


Policia ka vënë nën hetim një nënë 31-vjeçare, e cila ishte larguar nga banesa duke braktisur fëmijët e saj të mitur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasen G. H., 31 vjeçe, banues në fshatin Taroninë, pasi është larguar nga banesa, duke braktisur fëmijët e saj të mitur”, njofton policia.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Gjithashtu, stacioni i Policisë Dropull-Libohovë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Ç., 51 vjeç, banues në Libohovë, pasi për motive të dobëta ka ofenduar dhe gjuajtur me gur shtetasin Sh. H., si dhe ka kundërshtuar punonjësin e Policisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime tëemëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Related Articles

Back to top button