Brenda magazinës me hashash në Korçë, tharëse për drogën, mall i grirë dhe arka të mbushura plot. 6 puntorët erdhën nga Berati
Një stallë delesh e ndodhur në fshatin Voskop të Korçës, ishte kthyer në një magazinë për amballazhimin e hashashit.
Në gjurmë të këtij aktiviteti ka rënë policia e Shkodrës, e cila përmes informacioneve operative ka arritur të lokalizojë magazinën, duke ndjekur punonjësit që hynin dhe dilnin në atë magazinë.
Deri në këtë fazë janë arrestuar 6 persona, tre meshkuj dhe tre femra, të cilët shërbenin për krastitjen, tharjen dhe më pas paketimin e pakove me hashash.
Policia e Korçës, ka mbledhur të dhëna operative dhe deri në këtë fazë ku ndodhet hetimi ka krijuar dyshime të forta mbi një person që ka organizuar dhe krijuar kushtet për të vënë në punë 6 personat e arrestuar.
Këto janë fotot e siguruara nga gazetari i “Ora News” Elton Qyno të magazinës, ku dallohet qartë forma e procesit të tharjes së hashashit, më pas grirja e deri tek paketimi.
Thasë dhe arka me drogë dallohen në foto, tharëse deri tek drogë e grirë duket në këto foto të siguruar nga Fieri Web