AKTUALITETFIERI YNË TVVIDEO

Brenda tuneleve dhe bunkerëve të Fierit, një pjesë e tyre e mbuluar nga ferrat, u shkatërruan për hekur. 


Ish baza ushtarake në Pojan të Fierit ndodhet rreth 100 metra në vijë ajrore larg nga bunkerët ekzistues, të cilëve po ju kërkohet rëndësia sot.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Nga një vëzhgim të kryer në lagjet e qytetit Fier, më konkretisht në zonën e Pojanit, gazetarja e Fax Neës Fatmira Bajramaj raporton se një pjesë e bunkëreve pas viteve ’90 janë shkatërruar totalisht dhe janë shitur për hekur.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mirpo për ish-ushtarakun e bazës Luftarake në Pojan Thanas Koliçi, i cili ka punuar plot 29 vite, tregon rëndësinë e bunkerëve gjatë viteve të luftës në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nga vëzhgimi i bërë në terrenin e kodrave të Pojanit vihet re se bunkerët e nëndheshëm, në një pjesë të tyre janë të mbuluar nga ferrat, e të lënë në mëshirë të fatit.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Bunkerët ndodhen larg banesave të fshatit Pojan por një banor i zonës i ardhur pas viteve ‘ 90 nga Tropoja në Pojan, tregon se vitet kur ka ardhur e gjithë zona ka qënë me bunkerë të cilët vitet e fundit vetëm po shiten për hekur.

Ndërkohë vëzhgimi vijon brenda në qytetin e Fierit, më konkretisht tek Lagjja 1 maji, ku pallatet e ndërtuara para viteve të demokracisë në oborret e tyre janë ndërtuar edhe vendstrehime.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Një pjesë e qytetarve i kanë ruajtur duke i zbukuar dhe lyer me bojë ndërsa një pjesë e tyre i kanë prishur. Rëndësinë e tyre e tregon dhe një riparues i vjetër i biçikletave në lagjes 1 Maji.

Paniku i luftës që ka përfshirë Ukrainën ditët e fundit po vë në pah rëndësinë e veprave të viteve të luftës ku sot jo vetëm janë shkatërruar por janë lënë në harresë edhe nga vetë institucionet e shtetit që në raste të tilla si lufta të mos mbetemi të pambrojtur e në rrezik për jetën.

Related Articles

Back to top button