AKTUALITET

Britania e Madhe “bllokon” shqiptarët, zyra në Tiranë prej 3 javësh asnjë vizë! Prindërit s’shkojnë dot në diplomimin e fëmijëve


Britania e Madhe u ka bërë shpesh thirrje shtetasve shqiptarë që të zgjedhin rrugët e ligjshme për të shkuar në ishull, si një mënyrë për të frenuar emigracionin e paligjshëm. Pas numrit të lartë të shqiptarëve që morën gomonet, Ambasada në Tiranë bëri thirrje për të aplikuar për viza.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mesa duket, kjo thirrje është shfrytëzuar nga përfaqësuesit e selisë diplomatike në Tiranë, për të frenuar me sa të munden emigracionin e paligjshëm. Por vetëm kaq.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Newsbomb.al mëson se zyra e vizave britanike në kryeqytet prej të paktën tre javësh nuk ka pranuar asnjë aplikim të bërë nga shtetas shqiptarë, duke mos i pajisur me vizë. Kjo, përfshirë, qytetarë të thjeshtë, biznesmenë dhe aktorë të ndryshëm mediatikë e politikë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Më shqetësues mos-dhënia e vizave ka qenë për prindërit që kanë dërguar fëmijët për studime në Mbretërinë e Bashkuar. Edhe përse paguajnë më shumë se 30,000 paund britanik në vit për shkollimin e tyre, prindërit nuk kanë mundur të pajisen me viza.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ata kanë kërkuar të jenë prezentë në ceremonitë e diplomimit të fëmijëve të tyre, por TLScontact, kompania që menaxhon shërbimin e vizave në emër të qeverisë britanike në Tiranë, ka refuzuar pothuajse të gjithë ata që kanë aplikuar javët e fundit.

Sipas asaj që mëson newsbomb.al, ka të paktën tre javë që kompania në fjalë nuk ka dhënë asnjë vizë për shtetasit shqiptarë, duke kthyer mbrapsht aplikimet. Veç kësaj, aplikantët kanë humbur dhe paratë e tyre, pasi pagesat variojnë nga 120 paund në më shumë se 1,000 paund për viza me afat 10 vjeçar.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Nuk ka një arsye të ditur për mos-ofrimin e këtyre vizave, në një kohë që vetë Ambasada Britanike në Tiranë dhe Qeveria e ishullit u ka bërë thirrje shtetasve të huaj që të zgjedhin rrugët e ligjshme, pra vizat, për qëllime turistike dhe për punësim gjithashtu.


Related Articles

Back to top button