Bukuroshja shqiptare hoqi dorë nga muzika për tu bërë “agjente sekrete” në Gjermani
Këngëtarja e njohur Luar Arani, ka ardhur dje me një rrëfim për jetën dhe karrierën e saj. Ajo ishte e ftuar në emisionin “Se Luan Topi” në Top Channel, ku ka zbuluar detaje që nuk i dinim më parë.
Gjatë kësaj interviste, artistja ka treguar se kur ishte e vogël, e ëma e thërriste “fëmija pse”, sepse ishte më shumë kurioze seç duhej.
Ndoshta tregonte edhe pak shenjë inteligjence, por unë kam qenë e tillë që edhe pasi më ishin përgjigjur në pyetjen ‘pse’, kisha edhe një ‘pse’ për ‘pse’-në. Ndaj më ngeli “fëmija pse”. Kam qenë e urtë që bëja detyrat dhe gjërat e tjera, por flisja shumë.
Gjatë intervistës, Luar u shpreh se ende nuk e di se çfarë e bëri që të linte Shqipërinë për Gjermaninë. E pyetur nga modertorja Erjona Rusi, për profesionin që ushtron në Berlin, Luar zbuloi se punon agjente në sektorin financiar.
Pse ky vendimi për të ikur në Gjermani? Ndikoi diçka, ndodhi diçka në jetën tënde që vendose të ikje?
Pyetja një milion dollarëshe. Në fakt edhe sot e kësaj dite ende nuk e di se çfarë më goditi që vendosa të ikja. E vërteta është që kur pyes veten në retrospektivë, as vetë nuk e di pse vendosa të ikja.
Në Berlin ku ti punon si “agjente sekrete”.
Ehh, nuk më lejohet të them ku, si dhe çfarë. Më vjen shumë keq, por punoj në sektorin financiar. Tek antikrimi financiar. Është një gjë shumë e bukur që më pëlqen shumë dhe kaq. Nuk tregoj dot më shumë.
Kemi parë shumë bashkëpunime vitet e fundit, dhe ti sikur po rikthehesh. Po mendon për një rikthim përgjithmonë në Shqipëri?
Unë mendoj që nuk do të isha tërësisht e lumtur të them të drejtën sepse të gjithë jetën e kam ndërtuar piano – mësime, Gjermani – Shqipëri. Edhe pse më lodh pak, nuk e di pse mendoj se nuk do të jem 100% e lumtur nëse kaloj ose këtej ose andej.