AKTUALITET

Bulevardi i palmave dhe agrumeve në Vlorë, 3.4 mln euro për projektin


Një projekt për rigjenerimin urban të bulevardit të palmave dhe agrumeve, përgjatë shkollës “Halim Xhelo” në drejtim te Bulevardit “Ismail Qemali”, Vlorë pritet të kushtojë më shumë se 3 milionë euro.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Konkretisht Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se fituesi i garës është bashkimi i operatorëve “CURRI” sh.p.k dhe BE – IS SH.P.K” të cilat ofruan 285 milionë lekë në ofertën e tyre vlerë në të cilën nuk përfshihet TVSH-ja e cila nëse llogaritet çon vlerën e procedurës në mbi 340 milionë lekë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Procedura u fitua me rreth 68.5 për qind të fondit limit që ishte mbi 416 milionë lekë. Por çfarë parashikon në vetvete projekti i FSHZH që është pjesë e programit “Rigjenerimi urban i hapësirave publike, promenada, bulevarde, sheshe Rajoni 4”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Bulevardi i palmave dhe agrumeve ndodhet përgjatë shkollës “Halim Xhelo” në drejtim të bulevardit “Ismail Qemali” shumë pranë sheshit të flamurit në Vlorë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Aktualisht bulevardi ndodhet në një gjendje jo të mirë dhe goxha të amortizuar ndaj është e domosdoshme rigjenerimi urban i tij “thuhet në relacionin teknik të procedurës.

Ndërkohë i njëjti sqaron në detaj se çfarë parashikon ndërhyrja ku gjithë gjatësia është e konceptuar në tre bulevarde secili me veçantinë e tij në si në shtrim edhe në mobilimin urban edhe tek gjelbërimi i përdorur.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

I pari është bulevardi i palmave i dyti i jacarandave dhe i treti i agrumeve.

Bulevardi i palmave do të ketë gurë vendi lokal gri i marrë në zonat e Kuçit ose Vranishtit. Modeli i shtrimit të këtyre kryqëzimeve është i njëjtë me modelin e shtrimit në kryqëzimet e Bulevardit “ Ismail Qemali , Vlorë “.

Bulevardi do të ketë vendparkime, korsi biçikletash dhe këmbësorësh.

Bulevardi i Jacarandave është parashikuar me tulle dekorative (terrakote antike ).

Detaji i shtrimit të bulevardit të agrumeve është i njëjtë me korsinë e bizneseve dhe do të përdoret përgjatë gjithë Bulevardit te Agrumeve si trotuar i lëvizjes se këmbësoreve.

Projekti parashikon që pranë shkollës Halim Xhelo të jenë pesë pavilione ku secili prej tyre është trajtuar i ndryshëm.

Pavilioni 1 – Fusha e basketbollit Pavilioni 2 – Strukture me hoje,Parkimi i bicikletave Pavilioni 3 – Strukture me hoje dhe gjelberim Pavilioni 4 – Strehë me bimë kacavjerrëse dhe stola Pavilioni 5 -Strukturë me hoje dhe gjelbërim.Monitor

Related Articles

Back to top button