AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Burg” pa gjyq/ Eksperti Shella: Skandal mbi skandal! Shkelje e të drejtave të njeriut

Eksperti i Gjyqësorit Gerti Shella e cilësoi skandal faktin që rreth 65% e personave në burgjet e Shqipërisë janë të paraburgosur dhe prezumohen të pafajshëm, duke theksuar se kjo e vendos vendin ndër më problematikët në Europë për respektimin e të drejtave të njeriut.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas tij, mbajtja e personave për më shumë se një vit në masën e sigurisë “arrest me burg” përbën shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe përkeqëson mbipopullimin në burgje.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Eshtë skandal që gjysma prezumohen të pafajshëm. Shqipëria me shpejtësi është rrokullisur në grupin e atyre vendeve ku të drejtat e njeriut zënë vendin e fundit. Ne nuk e sterilizojmë dot shoqërinë, është politike. Ndjeshmëria e tyre ka qenë zero, shifrat erdhën duke u rritur. Sot jemi duke folur për 65 për qind të totalit të popullatës në burgje. Nuk munden burgjet që vuajnë mbi popullimin t’i ngucësh edhe më shumë.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ka dy probleme, Shqipëria është delja e zezë e Europës sepse 65 për qind e tyre prezumohen të pafajshëm dhe këta persona dehumanizojnë kushtet e vuajtjes së dënimit. Hapësira duhet të jetë 3 me 3, ky është i njëjti debat. Ata që vuajnë dënimin me formë të prerë vuajnë dënimin dhe ndaj tyre shteti dhe Kushtetuta, kontrata jonë e përbashkët që kemi rënë dakord, na garanton që të mos i dehumanizojmë teksa vuajnë dënimin.

Reklama në FieriWeb

E treta ka të bëjë se ne po shohim dy fenomene: ata që vuajnë masën e sigurisë “arrest me burg” në disa raste mbahen mbi 1 vit, është shkelje e të drejtave të njeriut. Nuk mundet që procesi penal, gjyqi, ku ai qëndron më shumë se një vit pa dalë ende në burg. Është skandal mbi skandal. Një republikë që ka hyrë me të dyja këmbët ku qytetarëve, në vend t’ua garantojë të drejtat, ua shkel.” 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button