AKTUALITETBOTA

Burri shpëtohet pas 67 ditësh në gomone por vëllai dhe nipi humbën jetën 


Një burrë që kishte mbetur në një gomone në det të hapur pas një stuhie në detin Okhotsk në lindjen e largët të Rusisë, është arritur mbrëmë nga grupet e shpëtimit, por vëllai i tij dhe nipi kishin humbur jetën, thanë sot zyrtarët.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prokurorët e rajonit të largët rus thanë se burri ishte shpëtuar të hënën nga një peshkarexhë që e gjeti pranë gadishullit Kamchatka.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ata nuk e emëronin të mbijetuarin por mediat vendase thonin se bëhej fjalë për 46-vjeçarin Mikhail Pichugin, që ishte nisur në fillim të gushtit për të shikuar balenat në detin e Okhotsk bashkë me vëllanë 49-vjeçar dhe birin 15vjeçar te këtij të fundit.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Trupat e dy viktimave raportohej se ishin në barkë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Mediat vendase thonin se treshja kishte lundruar drejt ishujve Shantar në veriperëndim të detit Okhotsk dhe ishin zhdukur teksa ktheheshin në ishullin Sakhalin më 9 gusht.

Mediat ruse thanë se treshja kishte disa racione të vogla ushqimi me vete dhe rreth 20 litra ujë, kur motori i barkës së tyre pësoi avari dhe ata e gjetën veten në mes të detit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Pichugin peshonte vetëm 50 kilogramë kur u gjet, duke humbur rreth gjysmën e peshës së trupit.

Ai ende nuk ka treguar si ka mbijetuar në të ftohtin e detit Okhotsk, i cili njihet për erërat e forta, apo sesi vdiqën vëllai dhe nipi i tij.

Ekuipazhi i anijes së peshkimit kishin pikasur objektin në ujë duke menduar fillimisht se ishte një sinjal pluskues, shkruan rrjeti Komsomolskaya Pravda por kur e ndriçuan u shtangën të shihnin Pichugin.

Një video e publikuar nga zyrtarët tregonte burrin e dobësuar që thërriste “ejani këtu!” dhe më pas teksa e merrnin për ta shpëtuar.

Një hetim ka nisur mbi incidentin për shkelje të rregullave të sigurisë së lundrimit me pasojë vdekje, shkruan rrjeti Washingtontimes.

Related Articles

Back to top button