KRONIKËSTAR CHANNEL

Burri vrau gruan në Greqi/ Banorët e Shën Pjetrës në Fier të shokuar: Çifti mund të kenë pasur konflikte të brendshme


VIDEO

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Athinë, ku Alba Cenko u gjet e pajetë në papafingon e shtëpisë, pasi u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj, 39-vjeçari Kastriot Cenko, ka shokuar të gjithë banorët e Shën Pjetrës në Fier. Banesa, ku çifti jetonte së bashku me nënën e Kastriotit, e cila ishte larguar për të kaluar festat e fundvitit në Greqi me djemtë e saj, është e mbyllur, ndërsa fqinjët nuk mund të mbajnë dot lotët nga krimi makabër që ka ndodhur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Fqinjët thonë se çifti nuk kishte pasur konflikte të dukshme. Ata pohojnë se mund të kenë pasur disa probleme të brendshme, të cilat kanë çuar në këtë situatë ekstreme. “Jemi shokuar dhe nuk besojmë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu,” thonë ata mes lotësh, duke theksuar se në zonën e tyre të qetë nuk kishin përballur asnjëherë krime të tilla brenda familjes.

Reklama në FieriWeb - “C’EST LA VIE FIER”

Një nga fqinjët, nusja e djalit të së cilës është motra e të ndjerës, tregon mes lotësh se Alba kishte qenë shumë e shqetësuar ditët e fundit dhe nuk mund të lidhej me motrën e saj. Në emër të Albës, Kastrioti i kthente përgjigje, duke pretenduar se ishte djali i saj, ndërsa vetë ai, kur u përgjigjej telefonatave, thoshte se Alba kishte larguar nga shtëpia.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Çifti kishte dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi krimi, por po flinin. Fqinjët shprehen keqardhje për fëmijët, që nuk e dinin se po jetonin me kufomën e nënës së tyre në shtëpi. “Për Allah, le të ishte ndarë, por të mos ia merrte jetën,” thotë një prej tyre.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ndërkohë, në familjen e Albës, në Cermë-Proshkë të Lushnjës, ka hapur dyert e mortit për të pritur të afërmit dhe miqtë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button