EKONOMISTAR CHANNEL

Buxheti 2027 arrin në 10 miliardë euro, dyfishim i bonusit të pensioneve dhe pagesë mujore për bebet

Buxheti i shtetit pritet të kapë nivele rekord për vitin 2027, në 10 miliardë euro. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kryeministri Edi Rama dhe ministria e financave, në kuadër të takimeve të pranisë besnike, njoftuan se kjo vlerë do të ndihmojë në një rishpërndarje më shumë nga rritja e qëndrueshme e ekonomisë.

“Ky është natyrisht buxheti më i madh. Kësaj radhe kemi kaluar dhe nivelin e 10 miliardë eurove. Sa i përket prioriteteve do të kemi dyfishim të pagesave për fëmijët me aftësi të kufizuar, njohje të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Do të aplikojmë për herë të parë në 2027 pagesën mujore të bonusit të bebeve”, është shprehur ministri i Financave, Petrit Malaj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga 8.9 miliardë euro i parashikuar për 2026, vitin tjetër ky buxhet pritet të shtohet edhe mbi 1 miliardë euro. Nga torta e madhe e buxhetit historik shëndetësia, infrastruktura, mbrojtja do të ketë edhe fokusin më të madh për këtë vit të ri. Shëndetësia do të ketë rritje 1 miliardë lekë duke arritur në 89.3 mld lekë me fokus financimin e barnave dhe pajisjeve mjekësore.

Ndalur tek pensionet pritet të vijojë politika e vendosur e vlerës së bonusit mujor me dyfishim në 2027 me një kosto 20 miliardë lekë. Një përjashtim do të ketë për tatimin mbi të ardhurat personale të shtresave në nevojë. Ndërsa një indeksim do të kryhet në muajin prill me një kosto 1.35 miliardë lekë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga ana tjetër shpenzimet për Mbrojtjen do të kapin nivelin e 2.35% të PBB ose 68.8 mld lekë. Sipas qeverisë tek bujqësia do të vijojë programi i kompensimit të TVSH. Skema e mbështetjes parashikohet 5.3 mld lekë.

Rritje të ndjeshme marrin edhe financat vendore, me 17% më shumë. Ndërsa projektligji i buxhetit së bashku me paketën fiskale pritet të publikohet në fund të muajit tetor, kërkesat e bizneseve për lehtësimet në paketën fiskale kanë nisur.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button