Buxheti në Kuvend/ Rama jep lajmin: Të gjithë pensionistët që kanë pension deri në 20 mijë lekë do të marrin trefishin e bonusit
Ka nisur seanca plenare ku do të diskutohet projekt buxheti 2025.
Diskutimi në parim i pr. ligjit nisi nga kryeministri Edi Rama dha lajmin e mirë për bonusin e fundvitit.
“ Dua t’u përcjell të gjithë pensionistëve të Shqipërisë lajmin mirë se në ditët në vijim qeveria do të çlirojë një fond prej afër 1000 mln eurosh për bonusin e tyre të funditit që do të ndahet në 2 shkallë. Ata që kanë një pension deri në 20 mijë lekë të reja, do të marrin 3 fishin e bonusit të deridjeshëm përmes një bonusi të ri prej 150 euro, ndërsa ata që kanë pension më të madh ese 20 mijë lekë do të marrin 2 fishin e mëparshëm, pra 100 euro.
Ky dallim me s të parëve dhe të dytëve nuk bëhet për t’u dhënë më pak atyre me pension më të lartë, por për t’u dhënë më shumë atyre që kanë pension më të ulët.