AKTUALITET

Çarjet në argjinaturën e Bistricës përmbytin Çukën, katër barinj të izoluar – dëme të mëdha në banesa dhe tokat bujqësore

Situata paraqitet kritike në fshatin Çukë, ku argjinatura e lumit Bistrica është çarë si pasojë e prurjeve të larta, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme në zonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, katër barinj janë izoluar në një stallë me dele. Shërbimet e emergjencave civile ndodhen në terren dhe po punojnë për t’i shpëtuar në mënyrë të sigurt, megjithëse terreni i vështirë dhe vërshimi i ujit e pengojnë ndërhyrjen.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përmbytjet kanë përfshirë qindra hektarë tokë bujqësore, duke shkaktuar dëme të mëdha në parcelat e mbjella dhe në infrastrukturën vendore. Po ashtu, pesë banesa në fshatin Çukë janë përmbytur, me dëme të konsiderueshme materiale. Banorët janë evakuuar ose po asistohen nga autoritetet.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”
Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button