POLITIKËSTAR CHANNEL

Caushi reagon pas protestës së opozitës: Dhuna nuk e përfaqëson Shqipërinë

Deputetja e Fierit, Zegjine Caushi, ka reaguar pas protestës së sotme të opozitës të zhvilluar në kryeqytet, ku u hodhën bomba molotov drejt godinës së Kryeministrisë dhe u dhunuan punonjës të Policisë së Shtetit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përmes një mesazhi publik, Caushi ka dënuar aktet e dhunës dhe ka theksuar se ekzistojnë dy mënyra krejt të ndryshme për ta dashur Shqipërinë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Disa e djegin Shqipërinë, dhunojnë dhe shajnë punonjësit që ruajnë rendin dhe institucionet, ndërsa të tjerë ndodhen në forumet parlamentare, duke përfaqësuar vendin me dinjitet dhe duke ndërtuar bashkëpunim ndërkombëtar dhe dialog evropian”, shprehet deputetja.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas saj, kaosi dhe dhuna nuk janë zgjidhje, ndërsa puna, përgjegjësia dhe vizioni për të ardhmen janë rruga e duhur për zhvillimin e vendit dhe integrimin evropian.

Reklama në FieriWeb

Reagimi i Caushit vjen në një kohë tensionesh politike, pas ngjarjeve të shënuara gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Related Articles

Back to top button