POLITIKËSTAR CHANNEL

Celibashi apel zgjedhësve nga jashtë: Kontaktoni me shërbimin postar për zarfin e votimit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi u bëri sot thirrje zgjedhësve nga jashtë që nuk janë kontaktuar nga kompania postare DHL me email apo sms, të kontaktojnë me shërbimin postar në vendin ku ata jetojnë që të informohen mbi dërgesën postare që përmban zarfin me fletën e votimit nga KQZ.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Sipas tij, mungesa e njoftimit apo kontaktimit nga DHL vjen për shkak të problemeve me adresën e deklaruar.

“Të gjithë ata zgjedhës nga jashtë, kudo në botë, por veçanërisht ata në Greqi, të cilët deri më sot nuk kanë marrë njoftim dhe/ose nuk janë kontaktuar nga DHL, qoftë nëpërmjet e-mailit apo nëpërmjet SMS-it, janë të lutur të kontaktojnë me shërbimin e DHL në vendin ku jetojnë, për t’u informuar mbi dërgesën postare nga KQZ’, shkruan Celibashi në rrjetet sociale.

“Mungesa e njoftimit apo e kontaktimit të këtyre zgjedhësve deri tani nga DHL është kryesisht për shkak të problemeve me adresën e banimit të deklaruar në PER, e cila nuk përputhet me adresën aktuale në terren, ose për shkak të përdorimit të numrave të kontaktit shqiptarë, ku zgjedhësi nuk ka akses”, shkruan Celibashi.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sipas të dhënave të deritanishme, në KQZ kanë mbërritur  144 783 zarfe zgjedhore. Greqia mbetet ende problematikë pasi kanë ardhur deri më tani vetëm 23 640 zarfe nga 68 380 të dërguara në total.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button