Celine Dion merr vendimin “drastik”, anulon të gjitha koncertet deri në vitin 2024
Celine Dion anulon koncertet e planifikuara deri në prill 2024 për arsye shëndetësore.
Kjo është bërë e ditur në një deklaratë për shtyp nga organizatorët e turneut të saj në AFP. Këngëtarja kanadeze vuan nga një sëmundje e rrallë neurologjike për të cilën “trajtimi po vazhdon”, shtuan ata.
Në dhjetor ajo kishte njoftuar tashmë se do të anulonte ose shtynte koncertet e planifikuara në Evropë midis shkurtit dhe korrikut 2023.
“Më vjen shumë keq që po zhgënjej edhe një herë”- shkroi Celine Dion në një deklaratë të postuar në kanalet e saj sociale. Unë jam duke punuar shumë për të rindërtuar forcën time, por të shkosh në turne mund të jetë shumë e vështirë por më mirë të anulojmë gjithçka tani derisa të jem vërtet gati të rikthehem përsëri në skenë. Unë dua që të gjithë ta dini“- përfundon reagimi i këngëtares së njohur.