Celine Dion “në luftë” me sëmundjen, bën terapi fizike çdo ditë për t’u rikthyer në skenë
Lufta e Celine Dion për t’u rikthyer në skenën muzikore vazhdon. Këngëtarja 55-vjeçare, e cila ka humbur kontrollin e muskujve për shkak të Sindromës Stiff Man, po punon shumë për të kapërcyer gjendjen e saj, sipas burimeve.
“Celine është një luftëtare”, tha një burim për US Weekly. “Ajo nuk ka aq shumë kontroll muskujsh sa dikur, por po punon me mjekë dhe terapistë fizikë për t’u përmirësuar.”
Burimi pohoi: “Celine ka marrë pushim për t’u fokusuar në shëndetin e saj, por planifikon të dalë sërish në skenë pasi t’i jepet drita jeshile nga ekipi i saj mjekësor“.
Një person i dytë në dijeni konfirmon këto pretendime: “Ajo mbetet pozitive dhe optimiste dhe bën terapi fizike çdo ditë. Të rikthehet në skenë në një formë është ëndrra e saj e qëndrueshme, edhe nëse nuk mund të këndojë më, ajo thjesht dëshiron të shohë ato fytyra me shkëlqim”.
Kujtojmë që ylli i popit u pa për herë të fundit më 1 nëntor në një lojë hokej në Las Vegas me fëmijët e saj binjakë dhe djalin më të madh.