AKTUALITETARSIMISTAR CHANNEL

Ceremoni emocionuese diplomimi në shkollën “Petro Sota” në Fier – 114 maturantë nisin një kapitull të ri

VIDEO

FIER – Në pasditen e djeshme, shkolla e mesme industriale dhe profesionale “Petro Sota” në Fier organizoi ceremoninë e diplomimit për 114 maturantë, të cilët përfunduan me sukses arsimin në 6 drejtime të ndryshme profesionale, të cilat përbëjnë sot një bazë të fortë për punësim dhe karrierë të sigurt.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"
Drejtoresha e shkollës, Arta Leka

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë festive dhe emocionuese për maturantët, prindërit, mësuesit dhe të ftuarit, ndërsa u hap nga drejtoresha e shkollës, znj. Arta Leka, e cila në fjalën e saj u shpreh:

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Sot jemi mbledhur për të përmbyllur një kapitull të rëndësishëm në jetën tonë. Për disa, ky është fundi i një udhëtimi të gjatë me orë të panumërta mësimi; për të tjerë, një ndalesë reflektimi përpara nisjes së rrugëve të reja. Sot mbyllim një derë, por ajo derë çon drejt shumë të tjerave që po presin të hapen.”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Drejtoresha theksoi gjithashtu se shkolla ka arritur akreditimin e plotë, duke garantuar cilësi dhe standard për të ardhmen e të diplomuarve.

Reklama në FieriWeb

“Tani që jeni maturantë të diplomuar, koha ju kërkon përkushtim e vendosmëri. Ata që do të ndjekin studimet e larta, le të çojnë më tej dijen dhe pasionin. Ata që hyjnë në tregun e punës, do të gjejnë përkrahje përmes bashkëpunimeve tona me bizneset dhe zyrat e punësimit.”

Maturantët u shprehën mirënjohës për eksperiencën në këtë shkollë, duke theksuar se formimi profesional që kanë marrë u jep siguri për të ardhmen.

Ceremonia u mbyll në mënyrë simbolike me hedhjen e kapeleve në ajër, një traditë që shënon me gëzim përfundimin e një etape dhe nisjen e një kapitulli të ri në jetën e të rinjve.

Related Articles

Back to top button