AKTUALITETFIERI YNË TV

Ceremonia e përkujtimit të 80-vjetorit të çlirimit të Fierit, e pranishme dhe zëvendëskryeministrja Belinda Balluku


Në këtë ngjarje historike, Balluku theksoi rëndësinë e ditës për qytetin dhe vendin, duke lidhur përkujtimin e sakrificës së partizanëve me hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sot është përkujtuar 80-vjetori i çlirimit të qytetit të Fierit. Në ceremoninë jubilare, e cila u organizua për të nderuar këtë ditë të rëndësishme, morën pjesë zëvendëskryeministrja dhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Qarkun Fier, Belinda Balluku, deputetë dhe autoritete të larta vendore. Ata vendosën kurora me lule pranë monumentit kushtuar kësaj dite historike.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në fjalën e saj, Balluku theksoi rëndësinë e veçantë të kësaj dite jo vetëm për qytetin e Fierit, por për mbarë vendin, duke e lidhur me një tjetër ngjarje të rëndësishme: hapjen e kapitullit të parë të negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ajo u shpreh:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Jemi në një ditë të shënuar për Shqipërinë, e cila do të mbahet mend gjatë, ashtu si festa e çlirimit që e mbani në zemër prej vitesh. Sot, Shqipëria ulet zyrtarisht në tryezën e negociatave në Bruksel për të hapur kapituj shumë të rëndësishëm. 15 tetori do të mbetet në kujtesë si dita e çlirimit të Fierit, dita më e rëndësishme për këtë qark, dita e sakrificës së 1900 partizanëve dhe partizaneve, prej të cilëve 477 dhanë jetën. Nga ana tjetër, do të mbahet mend edhe për këtë hap të madh të Shqipërisë drejt Europës. Për mua është një nder i jashtëzakonshëm që jam këtu me ju dhe kam mundësinë të punoj për zhvillimin e mëtejshëm të këtij qarku të njerëzve punëtorë e të sakrificës.”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ceremonia u përmbyll me një aktivitet artistik në teatrin “Bylis”.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button