Ceremonia mortore e Shpat Kasapit, ja njoftimi i familjes

Shpat Kasapi, i cili ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, si pasojë e një ataku në zemër, do të përcillet nesër për në banesën e fundit.
Homazhet nisin në orën 11:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë, ndërsa ceremonia mortore do të zhvendoset në varrezat e qytetit, ku varrimi i këngëtarit është caktuar të mbahet në orën 14:00.

I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore.
Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Gjatë karrierës së tij, Kasapi mori pjesë në festivale të rëndësishme dhe realizoi bashkëpunime që lanë gjurmë te publiku.




