AKTUALITETRAJONI

Çështja gjyqësore kundër Thaçit dhe të akuzuarve të tjerë, priten edhe 104 dëshmitarë që do merren në pyetje


Në rastin e ish-krerëve të UÇK-së do të ftohen edhe 104 dëshmitarë për deklarim, thotë zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas tij, procesi i gjykimit është në mes dhe se nuk dihet kur do të përfundojë. Lidhur me ankesat për zvarritje të procesit, ai konsideron se gjyqtarët janë të përkushtuar për të siguruar që procedurat të jenë të shpejta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në rastin e ish-krerëve të UÇK-së do të ftohen edhe 104 dëshmitarë për intervistim, thotë zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas tij, procesi i gjykimit është në mes dhe se nuk dihet kur do të përfundojë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Lidhur me ankesat për zvarritje të procesit, ai konsideron se gjyqtarët janë të përkushtuar për të siguruar që procedurat të jenë të shpejta.

Michael Doyle ka qëndruar të mërkurën në Prishtinë, ku ka informuar gazetarët për proceset gjyqësore në Hagë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në intervistën për KosovaPress, ai flet për ecurinë e gjykimit kundër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Më 6 maj, kryetari i trupit gjykues dha një përditësim për numrin e dëshmitarëve që kanë dëshmuar deri më tani.

Pra, atëherë ishin 60 dëshmitarë, tani janë 68 dëshmitarë që sot kanë dëshmuar drejtpërdrejt në gjykatë, dhe 45 dëshmitarë të tjerë dëshmitë e të cilëve janë dorëzuar me shkrim dhe janë pranuar në prova nga gjykata.

Gjyqtarët në këtë rast kanë pyetur gjithashtu palët për mënyrat për të përshpejtuar më tej procedurat për t’u siguruar se ato nuk janë vetëm të drejta, por edhe të shpejta.

Prokuroria ka vlerësuar se do të thërrasë dëshmitarët e saj për të dëshmuar deri në prill të vitit 2025 dhe një pjesë e madhe e aktiviteteve në sallën e gjyqit së fundmi kanë qenë edhe diskutimet për ritmin e dhënies së dëshmisë nga dëshmitarët, sa dëshmitarë kanë mbetur”, deklaron ai./TEL/

Related Articles

Back to top button