KRONIKË
Çfarë ndodhi?/ Vogëlushi mbushi 14 dhëmbë dhe ndërroi jetë, kardiopediatri kishte dhënë rekomandimin: S’ka problem, të bëhet ndërhyrja
Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me vdekjen e 3-vjeçarit në Tiranë, pas një ndërhyrje në dhëmbë në një klinikë private.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se 3-vjeçari kishte mbushur 14 dhëmbë në klinikën private, ndërhyrje që më pas i solli edhe vdekjen, ndërkohë që ka siguruar kartelën mjekësore.
Ndonëse prindërit pretendojnë se gabimi ishte i mjekut për shkak të mbidozës së narkozës, mjeku pohoi për mediat se djali vuante nga problemet e zemrës. Ndërkohë, gazetari Çelmeta ka siguruar dhe një rekomandim të mjekut kardio-pediatër në QSUT, Albert Koja, ku thuhej se nuk kishte asnjë problem nëse bëhej një ndërhyrje e tillë te dentisti./BalkanWeb