AKTUALITETFIERI YNË TV

Çfarë po ndodh me pronat në qytetin e Fierit? Ekspertja e ndërmjetësimit të pasurive të paluajtshme, Valbona Gjoni.


Çfarë po ndodh me pronat në qytetin e Fierit?
Ja se çfarë na thotë ekspertja e ndermjetesimit te pasurive te paluajshtme Valbona Gjoni mbi zhvillimin e tregut imobiliar

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ne perditshmerine tone te gjithe bisedojme per sektorin e pasurive te patundshme pasi eshte nje teme qe rastis te na perkase direkt apo ne menyre indirekte nepermjet miqve apo familjareve, megjithate informacioni mbi menyrat e funksionimit te ketij sektori eshte akoma ne nivelet jo te duhura.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Duke marre shkas nga kjo menduam t’iu vijme ne ndihme me nje interviste te shkurter nga ekspertja imobiliare e licensuar nga ministria si ndermjetese e pasurive te paluajtshme Valbona Gjoni Co-Broker e zyres RE/MAX Solution, franchaise e rrjetit nr.1 ne bote per real-estate.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Gazetari – Si eshte zhvilluar tregu imobiliar ne qytetin e Fierit ne vitet e fundit?

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Valbona Gjoni – Ndikimi kryesor ne zhvillimin e sektorit te pasurive te paluajtshme vjen kryesisht nga levizjet demografike te popullates.Shume familje kane zgjedhur te jetojne ne kryeqytet dhe si rrjedhoje kemi prona banimi te shumta ne shitje dhe prona me aktivitete biznesi.

Gjithashtu dhe emigrimi jashte Shqiperise dhe pamundesia per ti shfrytezuar apo mirembajtur.Nje perqindje e vogel te zgjerojne hapesirat e banimit per familjet e tyre ne rritje.Per sa u perket kerkesave per blerje jane pergjithesisht te fokusuara per prona kryesisht te vogla brenda qytetit duke perfituar nga benefitet e komoditeti qe te ofron ai.Jane kerkesa qe vijne nga familjet qe transferohen nga rrethinat si dhe familjet e reja.Nje kategori tjeter me e vogel per arsye investimi.Persa u perket qirave jane shtresat ne pamundesi per blerje si dhe ato afatshkurtra per arsye punesimi ne qytetin tone.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Gazetari – Si variojne cmimet ne keto momente ne qytetin tone dhe nese mund te parashikohet zhvillimi i tyre?

Valbona Gjoni -Rritja e cmimeve ne te gjithe sektoret ekonomik ne vend kohet e fundit ka ndikuar dhe ne rritjen e cmimeve ne pasurite e paluajtshme.

Kjo jo me ritme te shpejta si ne qytetet e tjera si Tirana, Vlora, Durresi apo Berati etj pasi ne qytetin tone ka mungese te ndertimeve te reja prej nje kohe relativisht te gjate, gje e cila ka frenuar rritjen e tyre.

Momentalisht cmimet variojne mesatarisht nga 650euro/m2 – 900euro/m2, por gjithmone ne varesi kryesisht te specifikave te pronave si dhe disa faktor te tjere.

Nje tjeter faktor ndikues eshte edhe mosrivleresimi i pronave ne afatet kohore te percaktuara nga qeveria.Tatimi prej 15% qe aplikohet e rrit ne menyre artificiale vleren e pronave ne shitje.

Gazetari – Cilat jane zonat e preferuara per banim?

Valbona Gjoni – Fieri ka nje shtrirje gjeografike lehtesisht te aksesueshme, megjithate jane formuar tre zona te medha banimi

1- Qendra e qytetit 

2- Zona veriore

3- Zona jugore

Me e preferuara sigurisht qe mbetet qendra.

Gazetari – Si mund te behet me e lehte nje transaksion shitje apo blerje?

Valbona Gjoni – Bashkepunimi me nje ndermjetes te pasurive te paluajtshme e ben me te lehte arritjen me sukses te nje transaksioni.

Kjo fushe eshte e gjere dhe plot sfida dhe sherbimet profesionale e ndihmojne qytetarin qe ne te gjitha etapat te hedhe hapa te sigurte duke perfituar qe nga konsulenca ligjore dhe praktike, kursim kohe dhe energjie pafund, siguri dokumentacioni, menaxhim ne detaje i prones, gjetjen e nje klienti potencial per blerjen, bashkepunimin me zyrat noteriale dhe sektorin bankar.

E njejta siguri vlen dhe per kategorine blerese e cila asistohet ne detaje deri ne marrjen e certifikates se pronesise ne emrin e tij.Te gjitha keto duke zbatuar te gjitha rregullat e ligjet e Republikes se Shqiperise.

Duke shpresuar qe t’iu kemi ardhur sadopak ne ndihme miqve tane te faqes si dhe me urimin suksese ne punen tuaj po e mbyllim kete interviste.

FIERISOT.COM

Related Articles

Back to top button