AKTUALITET

Çfarë u diskutua në telefonatën mes Trump dhe Zelenskyt, Musk iu bashkua bisedës! Presidenti i ri i SHBA-së premtoi zgjidhje për luftën në Ukrainë


Në telefonatën mes Donald Trump dhe Volodymyr Zelensky ndodhën dy gjëra të papritura: në linjë ishte edhe Elon Musk, dhe ajo që dëgjoi presidenti ukrainas nga homologu amerikan e qetësoi atë deri diku.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sipas Axios, detajet e reja të telefonatës nënvizojnë se sa ndikues mund të jetë Musk në administratën e re të Trumpit dhe pasigurinë rreth mënyrës se si republikani do t’i qaset Ukrainës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mesazhet publike të Trumpit gjatë fushatës zgjedhore kanë ngritur shqetësime në Kiev dhe në të gjithë Evropën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Trump ka premtuar një zgjidhje të shpejtë për luftën, por ka refuzuar të thotë se kush duhet të fitojë. Ai gjithashtu ka kritikuar paketat e mëdha të ndihmës që po i dërgohen Ukrainës nga SHBA.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Administrata e Joe Bidenit tani po kërkon mënyra për të dërguar sa më shumë ndihmë ushtarake Ukrainës përpara 20 janarit, kur Trump mund ta ndërpresë atë. Por, bisedat private që Trump dhe ekipi i tij kanë zhvilluar me Zelenskyn gjatë dy muajve të fundit – përfshirë atë të djeshmen – kanë qetësuar disi ukrainasit, thonë burimet.

Vetë Zelensky e konsideron si shenjë pozitive se sa shpejt ishte kontaktuar prej Trumpit, tha një nga burimet për Axios. Trump ende nuk ka folur me Vladimir Putinin, por presidenti rus ka thënë se do të përgjigjet nëse merr telefonatë nga Shtëpia e Bardhë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sipas burimeve të njohura me detajet, biseda mes Trumpit dhe Zelenskyt zgjati rreth 25 minuta.

Pasi Zelensky e përgëzoi Trumpin, presidenti i sapozgjedhur i tha se do ta mbështesë Ukrainën, por nuk hyri në detaje.

Tre burime të njohura me telefonatën i thanë Axios se udhëheqësi ukrainas mendon që telefonata shkoi mirë ndërsa një burim tjetër deklaroi se biseda nuk shkaktoi “ndjenjë dëshpërimi” tek Zelensky.

Musk gjithashtu ndërhyri gjatë telefonatës dhe tha se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën përmes satelitëve Starlink, thanë burimet.

Starlink ka qenë vendimtar në luftën e ukrainasve, megjithëse Musk gjithashtu ka përqeshur kërkesat e Zelenskyt për ndihmën amerikane gjersa Zelensky e ka qortuar miliarderin pas propozimit të tij për një plan paqeje në vitin 2022.

Trump dhe Zelensky nuk kanë diskutuar rreth pretendimeve të 78-vjeçarit për përfundimin e luftës apo perspektivat për ndihmë të mëtejshme nga SHBA-ja, thanë burimet.

Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022, duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale.

Related Articles

Back to top button