BOTA

Çifti shqiptar gjendet i masakruar me thika brenda banesës së tyre në Francë


Një ngjarje e rëndë është zbuluar ditën e djeshme në një apartament të vendosur në lagjen Plateau de la Justice në Epinal, Francë. Sipas mediave franceze një çift nga Kosova është gjetur i vdekur. Sipas informacioneve të para, burri dhe gruaja janë vrarë me thika. Trupat e tyre u gjetën në banjën e banesës ku jetonin me shtatë fëmijët e tyre. Ka qenë lagjja që ka dhënë alarmin rreth orës 08:30. Kur ka mbërritur policia, kanë qenë të pranishëm katër fëmijët e çiftit, dy prej të cilëve të rritur. Fëmijët e moshës 16 deri në 21 vjeç të cilët u evakuuan nga zjarrfikësit. Të tronditur, ata u dërguan në spital për vëzhgim.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Fqinjët kanë deklaruar se kanë dëgjuar zhurma dhe debate shumë, por nuk kanë bërë asnjëherë ndonjë ankesë. Policia po përpiqet të mbledhë gjurmë në vendngjarje por dëshmitë e fëmijëve do të jenë thelbësore për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”
Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button