KRONIKËSTAR CHANNEL

Cilat janë mjetet luksoze të sekuestruara që shteti i ka nxjerrë në shitje, nga Rolls Royce 500 mijë euro, Lamborgini tek skafi

Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) ka publikuar katalogun e përditësuar të mjeteve të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke vijuar procesin e transparencës dhe informimit publik mbi pasuritë që administrohen nga shteti. Ky publikim vjen vetëm pak ditë pasi AAPSK bëri publikë edhe katalogët e përditësuar të pasurive të tjera të sekuestruara dhe të konfiskuara, duke ofruar një panoramë më të plotë të portofolit të pasurive nën administrim.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Katalogu i mjeteve përfshin një gamë të gjerë automjetesh dhe mjetesh të tjera, të ndara sipas statusit ligjor – mjete të sekuestruara dhe mjete të konfiskuara – për secilën prej të cilave paraqiten të dhëna të detajuara mbi bazën ligjore të sekuestrimit apo konfiskimit, përshkrimin teknik, vitin e prodhimit, si dhe vlerën e përafërt të pasurisë. Dokumenti përfshin si automjete të përdorimit të përditshëm, ashtu edhe mjete me vlerë më të lartë tregu, si p.sh., Lamborghini Urus apo Rolls Royce, duke reflektuar diversitetin e pasurive të administruara nga agjencia.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Publikimi i këtij katalogu synon të rrisë transparencën dhe aksesin e publikut në informacion, duke i dhënë mundësi çdo pale të interesuar të njihet me pasuritë e luajtshme që ndodhen nën administrimin e AAPSK-së. Njëkohësisht, ky hap krijon bazën për procese të mëtejshme të administrimit, përdorimit ose tjetërsimit të këtyre pasurive, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe vendimet gjyqësore përkatëse.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në vijim të publikimit të katalogëve të përditësuar të pasurive të paluajtshme, katalogu i mjeteve plotëson mozaikun e informacionit mbi pasuritë e sekuestruara dhe të konfiskuara në Shqipëri. Kjo qasje e integruar e AAPSK-së shihet si një element i rëndësishëm për forcimin e besimit publik, rritjen e llogaridhënies institucionale dhe promovimin e një administrimi sa më efikas të pasurive që kanë kaluar në administrim të shtetit.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button