MOTITË NDRYSHME

“ÇMENDET” MOTI/ Vishni xhupat, mbani çadër me vete! Shi dhe borë në …, ja sa do të jenë temperaturat të mërkurën

Për ditën e mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike si rezultat i kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik shoqëruar me masa ajrore të lagështa me origjinë veriperëndimore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Moti parashikohet me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Përgjatë ultësirës perëndimore reshjet lokalisht dhe në periudha afatshkurtra pritet të jenë me intensitet deri dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje pati reshje të dobta dëbore.

Reklama në FieriWeb

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 8-12 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 10 deri 15°C

në zonat e ulëta 10 deri 19°C

në zonat bregdetare 12 deri 18°C

Related Articles

Back to top button