AKTUALITETSTAR CHANNEL

COP29, Balluku: Shqipëria, progres në modernizimin e sektorit të ujit dhe të kanalizimeve

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku mori pjesë sot në Baku, Azerbajxhan, në panelin e Nivelit të Lartë të organizuar nga Banka Botërore në COP29.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky panel ka në fokus transformimin e sistemeve të ujit dhe të energjisë drejt një të ardhmeje më të sigurt dhe të qëndrueshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ministrja Balluku u shpreh në një postim në rrjetet sociale se ndau me të pranishmit “progresin e Shqipërisë në kuadër të reformës të ujit, ku rezultatet tashmë janë të prekshme, si dhe progresin e bërë në kuadër të programit të Bankës Botërore për modernizimin e sektorit të ujit dhe të kanalizimeve, e cila është një nga paketat financiare më të mëdha që ne kemi”.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Gjithashtu, prezantova planet e Shqipërisë, jo vetëm për shëndoshjen e performancës financiare të shoqërive dhe të sektorit në përgjithësi, por edhe planet për modernizimin e infrastrukturës së ujësjellës-kanalizimeve, si parësore për ne, gjithashtu për integrimin e teknologjive inovative, me qëllim rritjen e eficiencës së sektorit”, theksoi Balluku.

Reklama në FieriWeb

Në forumin e OKB-së për Ndryshimet Klimatike marrin pjesë përfaqësues nga pothuajse 200 shtete në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku.

Related Articles

Back to top button