Çudia në Fier, qytetarit i shtojnë një fëmijë në gjendje civile.
Llazar Prifti, një qytetar nga Fieri, tregon, se familja e tij përbëhet prej 3 anëtarësh, ai vetë, Liljana gruaja si dhe djali, Erion. Llazari thotë, se Gjendja Civile e Fierit i ka shtuar një fëmijë tjetër, Egert Prifti, i cili nuk është i tij dhe i krijon probleme në familje e për çështje pronësie.
Llazari iu drejtua zyrës së gjendjes civile, ku i thonë, se personi në fjalë është i regjistruar kjo zyrë nuk ka të drejtë të bëjë asnjë shënim apo ndryshim.
Pas qytetarit denoncues, zyrës së gjendjes civile të Fierit i drejtohet edhe gazetarja e emisionit “Stop”. Përgjegjësja dhe një specialiste thanë, se është bërë një gabim, por nuk e korrigjojnë dot.
E vetmja zgjidhje mbetet gjykata, ku Llazari duhet të provojë, se i kanë regjistruar një fëmijë gabim e tepër.