Çudira shqiptare/ Restoranti në Berat faturon 500 lekë për të hapur një shishe VERE nëse e keni marrë me vete.
Ju ka ndodhur ndonjëherë që të shkoni të drekoni apo darkoni në një restorant, dhe çmimet janë katastrofike? Deri këtu nuk përbën ndonjë çudi, pasi gjatë sezonit veror, bizneset ngrenë çmimet për të kapur diçka më shumë, si dhe për të justifikuar kohën kur nuk ka patur qarkullim të mjaftueshëm të klientelës.
Ndër vite qytetarët kanë denoncuar me zë e figurë për çmimet e papërballueshme e mbi të gjitha të pajustifikuara, duke nisur nga produktet që ofrojnë dhe në fund tek shërbimi. Por një restorant agroturizëm në Roshnik të Beratit ka kaluar përtej imagjinatës, duke faturuar edhe shishen e veres qe ke marë me vete.
Nje familje zgjedh te kaloje nje te djele ne Qytetin e Beratit. Kishte degjuar per restorantet agroturizem ne zonen e bukur të Roshnikut.
Duke udhetuar nga Berati per ne Roshnik ndaluan ne Lokalin e parë. Familja kishte mare edhe nje shishe vere me vete te cilen e kishin te bere vete ne menyre artizanale.
I kerkuan kamarierit menun per te zgjedhur produktet per te drekuar dhe nese mund të konsumonin shishen që kishin me vete gjithashtu duke marr edhe pije te tjera nge lokali.
Por kamarieri kthehet dhe thote “duhet te paguani 500 leke per te hapur shishen pasi keshtu na ka thene pronari.”
Në një kontakt të shkurter që patëm me pronarin e Agroturizmit na thotë: Keto janë rregullat e lokalit tonë dhe si zot shtepie bëjmë ça të duam.
Duhet theksuar se jo të gjithë abuzojnë në këtë lloj forme, por ama një shembull i tillë nuk i shërben vendit tonë e mikëpritjes që aq shumë reklamohemi.