AKTUALITETSTAR CHANNEL

“Çunave të Londrës” u ikin pronat, pasuritë e krijuara nga kanabisi dhe kokaina u kthehen Shqipërisë dhe Anglisë

“Çunat e Londrës” që pasurohen me shtëpi bari dhe dominancë në shitjen e kokainës në Mbretërinë e Bashkuar nuk do t’i gëzojnë dot asetet e përfituara.

Tashmë pasuritë e sekuestruara nga aktiviteti kriminal do të kthehen në përfitim për dy shtetet. Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar kanë nënshkruar marrëveshjen e parë të këtij lloji në Ballkanin Perëndimor, për ndarjen e pasurive të rikuperuara nga krimi.

Reklama në FieriWeb - “”

Marrëveshja vjen pas përfundimit të një çështjeje penale në Angli dhe Uells, që lidhej me furnizimin me kanabis të grupeve të krimit të organizuar. Hetimet e përbashkëta të autoriteteve britanike dhe shqiptare çuan në identifikimin dhe rikuperimin në Shqipëri të të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal.

Bëhet fjalë, në fazën e parë, për 54 mijë paund pasuri të paluajtshme të rikuperuara. Kjo shumë do të ndahet në mënyrë të barabartë mes qeverisë britanike dhe Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Pra, pasuritë e sekuestruara nuk mbeten thjesht të bllokuara, por pasi përmbushen procedurat ligjore për rikuperimin e tyre, vlera e tyre ndahet mes dy vendeve dhe mund të riinvestohet për qëllime me përfitim social.

Marrëveshja u finalizua dhe u nënshkrua zyrtarisht në Mbretërinë e Bashkuar më 6 gusht, pas ceremonisë së nisjes së procesit në Tiranë më 13 korrik, ku morën pjesë ambasadori britanik Nicholas Abbott dhe kryeadministratorja e AAPSK-së, Risena Xhaja.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Kjo marrëveshje synon të godasë pikërisht financat e grupeve kriminale, duke ndjekur paratë përtej kufijve dhe duke u hequr organizatave kriminale përfitimet e aktivitetit të paligjshëm.

Vetëm në pjesën e parë të vitit 2025, në Shqipëri u sekuestruan e konfiskuan pasuri me vlerë mbi 58 milionë euro, përfshirë më shumë se një mijë pasuri të paluajtshme.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button