BOTAKRONIKË

Dalin detaje të reja nga vrasja e 39-vjeçarit shqiptar: Merret në pyetje një grua që kishte njohur online


Përforcohet edhe më tej pista se 39-vjeçari shqiptar Bledar Dedja u vra si pasojë e një krimi pasioni.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mediat italiane kanë publikuar këtë të mërkurë rezultatet e autopsisë, që vërtetojnë dyshimet se shqiptari humbi jetën si pasojë e një goditje të marrë në mushkëri, goditje që i erdhi nga pas.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dedja u godit mbi 20 herë me thikë mbrëmjen e së shtunës. Kjo është edhe nata kur ndërroi jetë, e konfirmuar tashmë edhe nga ekspertiza mjeko-ligjore. Ai u gjet i pajetë mëngjesin e së dielës në një pyll të Paderno del Grappa, në Asolo të Treviso-s.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nga rezultatet e autopsisë konfirmohen disa detaje: Pjesa më e madhe e plagëve u shkaktuan gjatë tentativës së 39-vjeçarit për t’u vetëmbrojtur. Pikërisht fakti se pjesa më e madhe e plagëve janë sipërfaqësore, për hetuesit janë tregues se autor i krimit ka qenë një person i vetëm dhe shanset që të ketë qenë një person i dytë janë të pakta, pasi do të kishte ndërhyrë në mënyrë që ta neutralizonte.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sa i përket armës së krimit, ajo është një thikë e përmasave të mëdha.

Vendi ku i gjet i vrarë shqiptari Bledar Dedja
Vendi ku i gjet i vrarë shqiptari Bledar Dedja 

Mediat italiane shkruajnë se në qendër të këtyre hetimeve është një krim pasioni.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ka disa indicie që i bëjnë hetuesit të besojnë se bëhet fjalë pikërisht për një krim të tillë. Dedja u gjet me pantallonat e ulura dhe vendi ku u vra njihet si një zonë që frekuentohet nga çiftet.

Hipoteza e një grabitjeje që shkoi keq ra thuajse që prej fillimit, për shkak se në makinën e viktimës, e cila ndodhej rreth 100 metra larg trupit të tij, u gjetën të gjitha sendet me vlerë.

Në foto viktima, Bledar Dedja 39-vjeç
Në foto viktima, Bledar Dedja 39-vjeç

Celulari i 39-vjeçarit po analizohet me vëmendje nga hetuesit, të cilët kërkojnë të dhëna për një lidhje të mundshme jashtëmartesore, që mund t’i ketë kushtuar jetën Dedjas. Hetuesit po përpiqen që të rindërtojnë orët e fundit të tij, nëpërmjet mesazheve dhe telefonatave, për të zbuluar se kë do të takonte ai pasditen e së shtunës.

Po sipas asaj që shkruajnë mediat fqinje, përgjatë këtyre ditëve janë marrë në pyetje disa persona. Në mesin e familjarëve dhe miqve të tij, rezulton se në pyetje është marrë edhe një grua. Kjo e fundit para hetuesve ka deklaruar se e kishte njohur Dedjan dy vjet më parë, nëpërmjet një aplikacioni takimesh.

Bledar Dedja ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve.

Related Articles

Back to top button