KRONIKË

DALIN PAMJET: Habib Rexha shkon qetësisht drejt viktimës, pasi e qëllon me plumb vrapon drejt makinës me armë në dorë


Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur Habib Rexha shkon drejt lokalit në Kavajë, ku vrau me plumb në kokë Arjan Gosën. I riu nga Kukësi jetonte jashtë vendit, por kishte ardhur vetëm për të marrë hakun e të vëllait, Altin Rexha.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ai shkon qetësisht pranë lokalit që pak minuta më vonë do të kthehej në vendngjarje, me një triko të zezë dhe kapuç në kokë. Sapo kryen krimin, ai largohet me vrap drejt makinës Volkswagen, ndërsa në dorë mban dhe armën e zjarrit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ky i fundit mbeti i vdekur më 29 Mars 2023, pasi u qëllua disa herë me thikë nga Armand Gosa. Ky i fundit ka mbetur i vdekur dhe vetë po atë ditë, pasi Altin Rexha edhe pse i plagosur u kundërpërgjigj me pistoletë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Mirëpo, Habib Rexha nuk e kishte kapërdirë dot vrasjen e të vëllait në mes të Kavajës, dy muaj më parë, ndaj ka ardhur nga jashtë vendit dhe ka marrë hak. Ai ka vrarë me plumb në kokë Arjan Gosën, ndërsa ky i fundit ishte nën shoqërinë e të atit në lokal.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Uniformat blu kanë ftuar qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarje dhe ka vendosur shpërblimin 10.000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

Policia e Shtetit ka vendosur në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 069 84 59999, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button