FIERI YNË TV

Darëzeza ‘pushtohet’ nga italianët, plazh i qetë dhe i pastër me klimë kurative

Dhjetëra autokampingje me turistë europiane, janë vendosur në plazhin e Darzezës në Fier ku prej më shumë se një muaji janë bërë pushues ditor të këtij plazhi. Shumë prej tyre vijnë nga qytete të ndryshme të Italisë, ku disa kanë vite që nuk i ndahen Darëzezës.

“Unë jam pensionist dhe vij nga veriu i Italisë nga qyteti i Venecias” ka thënë një prej turisteve italianë . “Më pëlqen të shëtis ngado dhe kjo është hera e tretë që vizitojë Shqipërinë. Kam vizituar të gjithë bregdetin e jugut të Shqipërisë por më në fund vendosa të zgjedhë Darzezën pasi ka det të bukur, ajër të pastër dhe një hapësirë të madhe dhe nuk ka rrëmujë. Kam marrë edhe një apartament në Fier dhe do të qëndroj përfundimisht në Shqipëri“.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“Më pëlqen shumë Shqipëria dhe kjo është hera e tretë që vij këtu për mos tu kthyer më në Itali”, thotë një tjetër.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Por kësaj iniciative për të zgjedhur për pushime plazhin e Darzezës i janë bashkuar edhe familje të tjera nga Italia. Një prej tyre që ka ardhur nga Monza.

“Ne kemi zgjedhur të vijmë këtu në Shqipëri dhe në Darzezë pasi na pëlqen natyra e bukur shqiptare dhe sidomos për mikpritjen tuaj sepse jemi shumë afër si popuj”.

“Prej 3 vitesh kemi ardhur në Shqipëri dhe tani kemi vendosur të blejmë një shtëpi. Jemi vendosur në Fier pasi e kemi shumë afër Darzezën dhe plazhin e Semanit“.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Darëzeza, mund të quhet një plazh i virgjër, pasi ende nuk ka struktura akomoduese si hotele apo resorte.

Në këtë plazh janë disa restorante që ofrojnë kryesisht peshk. Rëra me veti kuruese, pishat dhe produktet e freskëta të zonës e bëjnë këtë plazh nga më të pëlqyerit për turistët e huaj dhe zonave përreth Fierit.


Related Articles

Back to top button