POLITIKËSTAR CHANNEL

Dashamir Shehi largohet nga drejtimi i LZHK: Mbaj përgjegjësinë për humbjen! Alibeaj: Dështuam të përcillnim te njerëzit programin tonë realist

Teksa pranoi përgjegjësinë për humbjen, Dashamir Shehi njoftoi tërheqjen nga LZHK. Alibeaj tha se dështuan që të përcillnin te njerëzit programin e tyre, ndërsa përmendi edhe problematikat që u referuan në raportin paraprak të OSBE-ODIHR.

Reklama në FieriWeb

Pasi nuk arritën që të siguronin asnjë mandat, Dashamir Shehi njofton largimin nga drejtimi i LZHK. Në një konferencë për mediat, teksa pranon humbjen, ai thotë se do të tërhiqet për t’ua lënë vendin më të rinjve. Sipas tij, e vetmja gjë pozitive e zgjedhjeve ishte që partitë të reja ‘çanë’ rrethimin.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

“Përgjegjësia bie kryesisht mbi lidershipin e partive opozitare, duke filluar nga Koalicioni Djathtas për Zhvillim. Kjo është një përgjegjësi që e mbaj unë personalisht, sharrën e humbjes dhe për këtë motiv largohem nga drejtimi i Koalicionit për t’i hapur rrugë njerëzve më të rinj sesa unë dhe më energjik. T’u japim njëherë mirënjohje që na kanë votuar, sadopak që ishin. Janë përballur si njerëz të lirë për disa ide lirie dhe demokracie për alternativën tonë. Zgjedhjet në Shqipëri ishin një lloj farse midis dy partive kryesore, njëra për të mbajtur pushtetin dhe tjetra për opozitën.”, tha Shehi. 

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Edhe drejtuesi i koalicionit Djathtas për Zhvillim, Enkelejd Alibeaj tha se merr përgjegjësinë për humbjen. Ai theksoi se dështuan që të përcillnin te njerëzit idetë dhe programin e tyre, që sipas të cilit, ishte realist.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

“ Ajo që doli nga kutitë ishte poshtë pritshmëritve tona dhe ashtu si Shehi, nuk ka përgjegjësinë e vetme në këtë rezultat por edhe unë bashkë me të. Unë dua të gjej përgjegjësinë te vetja së pari. Te paaftësia jonë për të përcjellë tezat, programin dhe qëndrimet tona, që ishin realiste dhe në të mirë të interesit publik. Dështuam siç duket për ta përcjellë te njerëzit, dështuam për të ngjallur shpresë dhe entuziazëm.”, u shpreh Alibeaj. 

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Teksa pranoi humbjen, Alibeaj thotë se problemet e listuara në raportin paraprak të OSBE-ODIHR qëndrojnë pasi administrata ishte në shërbim të PS. Ai gjithashtu përmendi edhe faktin se janë hedhur para të padeklaruara në fushatë, që sipas tij, kanë sjellë edhe kandidatë fitues që nuk njihen. 

“Megjithë defektet zgjedhore të listuara nga raporti i OSBE-ODIHR qëndrojnë. Administrata ishte një fushë betejë elektorale për PS, para pa fund të hedhura në fushatë. Nëse hierarkia e zgjedhjeve ishte kjo që ishte, nuk kam asnjë drojë të them se është hierarkia e parave të hedhura në fushatë, edhe ato të pakontrolluara. Pozicioni ynë ishte me buxhet minimal me paratë publike. Angazhimi i krimit ishte fare i qartë, mjafton të shohësh deformimet e votave që kanë marrë kandidatë anonimë apo gjysmë anonimë ku krimi ka vendosur flamurin e vet elektoral, edhe vetë brenda PS ka shkaktuar tallaz.”, shtoi ai. 

Një mesazh kishte edhe për partitë e reja, për të cilat tha se ishin ata që u “çanë” rrugën për në parlament me luftën që kanë bërë për sistemin zgjedhor. 

“Media, po, përveç mediave që kishim mundësinë për ta aksesuar, menjëherë bllokadë. E kuptoj se ka disa rregulla në kodin zgjedhor, as ato nuk u respektuan. Me këtë sistem zgjedhor ishte duke iu shitur pushteti PS, treguan saktësisht të njëjtën gjë. Listat e mbyllura, të paktën ne çamë rrugën, kemi dekoratën e vogël që çamë rrugën për aplikimin e listave të hapura, që u mor nga subjekte të tjera. Nuk e kërkojmë fajin te të tjerët, akti i parë politik për të çuar para një alternativë tjetër serioze është të shohësh dhe të marrësh përgjegjësinë personale politike. I bashkohem thirrjes së zotit Shehi lidhur me subjektet e tjera që, në një farë mënyre me rrugën e shtruar prej nesh, ata e çuan përpara, urime atyre, një bashkim do të ishte mënyra më e mirë me gjithë vështirësitë që do të kenë në parlament. “, u shpreh Alibeaj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button